Telegrafi

Shqiptarët në ish-Jugosllavi vuajtën 666 shekuj burg

“Në këtë burg ku jemi sot këtu, kanë kaluar shumë breza, shumë gjenerata, pas periudhës së Luftë së Dytë Botërore”.

Kështu e nis rrëfimin, Zymer Neziri i cili për RTK-në, në kuadër të manifestimeve për Ditën e Çlirimit, tregon për përjetimet e tij, kazamateve të Serbisë.

Ai rrëfen për torturat e përjetimet që edhe vet i kishte kaluar, si i burgosur politik.

“Ka qenë shumë vështirë. Fillet e burgosjes politike i kisha si student i vitit të parë, në vitin 1967, në Ditën e Flamurit”, thotë Neziri.

Ai tregon se sikurse ky burg edhe burgjet e tjera, kanë qenë të mbushur thuajse absolutisht me shqiptarë.

Janë bërë 666 shekuj burg të shqiptarëve në ish Jugosllavinë e dytë.

Rrëfimin e plotë, mund të këtij të burgosuri politik i cili është njëri nga mijëra të tjerë, mund ta ndiqini në videon më poshtë.