Telegrafi

Shqiptarët “krijuan” një super-heroinë: Sue Storm i “Fantastic Four” ka lindur në Kosovë!? (Video)

Versioni i ri i filmit fantastiko-shkencor, “Fantastic Four”, e pat premierën në gusht të këtij viti.

Ky film deri tash ka gjeneruar mbi 160 milionë dollarë nga shikueshmëria në kinema, shkruan Telegrafi.

Rolin e personazhit Sue Storm (Invisible Woman) në këtë film e luan Kate Mara. Në një sekuencë të filmit, të cilin mund ta shihni më poshtë, ajo thotë se ka lindur në Kosovë.

Pra, në kinematografi Kosova doli vend i superheronjve!? /Telegrafi/