Telegrafi

Shqiptarët kanë borxh nga 1,380 euro për kokë banori

Ndërsa borxhi i jashtëm është 1 miliardë e 300 milionë euro ose 424 euro borxh për frymë. Gjithsej detyrimet vendase dhe të huaja arrijnë në një shifër rreth 4.4 miliardë euro.

Ndryshe nga vendet e rajonit Shqipëria e ka borxhin e jashtëm tre herë më të ulët se borxhi i brendshëm. Në fakt kjo justifikohet më së shumti me pabesueshmerinë që ka paraqitur ambienti ekonomik dhe politik për tu kredituar nga bankat e huaja.

Po ashtu Shqipëria në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka nivelin më të ulët të borxhit në rajon me vetëm 54.9 për qind, ndërkohë që në vende të tjera si, p.sh. Kroacia, ky tregues është më shumë se 80 për qind e PBB.

Shqipëria për herë të parë ka të klasifikuar nivelin e riskut dhe bankat e huaja i kanë të qarta aftësitë shlyerse të borxhit nga vendi ynë.Kjo u vërtetua këtë vit ku Ministria e Financave nëpërmjet një ankandi mori 270 milionë euro kredi nga bankat private për të financuar punimet e nisura ne segmentin e ri të rrugës Durrës-Kukës.

Sipas marrëveshjes me FMN dhe detyrimeve që kemi për anëtarësim në Bashkimin Evropian stoku i borxhit nuk duhet të jetë më shumë se 60 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.