Site icon Telegrafi

Shqiptarët fillojnë të grumbullohen para gjykatës së Colmarit

Para Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës shqiptarë nga të gjitha vendet e botës kanë filluar që të grumbullohen për t’i dhënë mbështetje ish komandantit të UÇK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Seanca për Ramush Haradinajn pritet të fillojë në orën 13:00 ku do të shqyrtohet kërkesa e Serbisë për ekstradim të tij.

Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga Policia franceze në bazë të një fletarresti të Serbisë. Ai akuzohet për krime lufte. /kp/

Exit mobile version