Site icon Telegrafi

Shqiptarët e Turqisë kthehen në kërkim të rrënjëve të tyre në Kosovë e Shqipëri

Jaanë tridhjetepesë veta, shtetas të Turqisë që janë nisur në kërkim të rrënjëve të të parëve të tyre për në Shqipëri dhe Kosovë.

Nga të parët e tyre iu transmetua gjeneratë pas gjenerate se janë shqiptarë, se vijnë nga ai apo nga ky vend pjesë e trojeve shqiptare.


Malli për atdheun që ata panë te paraardhësit e tyre, i shtyri të nisën në kërkim të rrënjëve bazuar në ato që iu folën stërgjyshi -gjyshit, babai, nëna, e që u përcollën deri te gjenerata më e re që sot jeton në Turqi.

Shumë pak nga ta dinë të ndërrojnë ndonjë fjalë shqip, ata që kuptojnë dhe mund të zhvillosh një bisedë deri diku janë të rinjtë që kanë filluar të ndjekin kurse të gjuhës shqipe, e që po mbahen në kuadër të Qendrës Kulturore në Stamboll e hapur nga Ministria e Diasporës e Kosovës (MDK).

Secili nga ta rrëfen një histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Të jesh pjesë e ekipit të tyre për të vizituar vendet më domethënëse të historisë shqiptare, si: Kalaja e Krujës, e Shkodrës, Durrësin e vjetër-objektet e kohës antike./Zëri/

Exit mobile version