Pescara është një nga ato skuadrat që ka befasuar me paraqitjen e tyre të mirë në Serie A.
Në katër takimet e para Pescara e Ledian Memushajt dhe Rey Manajt ka një fitore, një barazim dhe dy humbje.
Ka barazuar ndaj Napolit, ka fituar ndaj Sassuolos dhe ka humbur në fund ndaj Interit, kurse me Lazion ishte një nga ato ndeshjet për t’u harruar pasi u mundën me rezultat 3-0.
Ndaj Torinos nga minuta e parë pritet të luajë Memushaj, i cili humbi penalltinë ndaj Lazios javën e fundit, kurse Manaj në bankën rezervë. Po ashtu në këtë takim nuk do të luajë edhe Arlind Ajeti, e gjitha kjo për shkak të lëndimit.
Më poshtë keni formacionet e mundshme për të dy skuadrat:
Pescara (4-3-2-1): Bizzarri; Zampano, Fornasier, Campagnaro, Biraghi; Cristante, Aquilani, Memushaj; Benali, Caprari; Verre. Trajner: Massimo Oddo.
Torino (4-3-3): Hart; De Silvestri, Bovo, Castan, Barreca; Baselli, Valdifiori, Obi; Iago Falque, Boyé, Martinez. Trajner: Sinisa Mihajlovic. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTV_Official/status/777186277372391424