Site icon Telegrafi

Shqiptarët e nderojnë Zvicrën, fitorja e gjashtë në gjashtë ndeshje (Video)

Zvicra e ka shënuar fitoren e gjashtë në gjashtë ndeshje duke tubuar 18 pikë.

Zviceranët ishin më të mirë se Ishujt Faroe (2-0) dhe atë falë dyshes shqiptare të Ligës Premier, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Serinë e golave e hapi Granit Xhaka me një gol të bukur nga distanca.

Por ajo që e bën golin më të bukur është aksioni me shumë pasime dhe driblimi i Xhakës.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Shaqiri.

Edhe ky pas një aksioni të bukur mes Xhemailit dhe Shaqirit.

Për Zvicrën luajtën pesë shqiptarë, duke përfshirë edhe Admir Mehmetin dhe Valon Behramin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=wAsGIGL71Hs

Exit mobile version