Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi po prek majat e industrisë evropiane të muzikës.
Ajo ka performuar së fundmi në një televizion francez.
Në emisionin Mad Mag ku ajo ka performuar është cilësuar si bombastike dhe një sensacion i muzikës botërore.
Nuk kanë munguar as komentet pas performancës së saj live.
Jo rrallë herë këngëtarja është kritikuar nga komuniteti shqiptar, por ndryshe është me komunitetin mbarë evropian.
Shumica e komenteve të dëgjuesve jo-shqiptarë shprehin pëlqimin për Erën sidomosm për performancën e saj të fundit live.
Era në mënyrë mjaft emocionale interpetoi këngën “Bon Bon” performanca për të cilën këngë ajo u kritikua nga publik shqiptar pak kohë më parë, shkruan Telegrafi.
Megjithatë, si duket evropianët po e shohin me sy pak më ndryshe kënëtaren. /Telegrafi/
https://youtu.be/xAv2ACiyexw