Andres Iniesta është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme në “Loro Boriçi”, ku pas zëvendësimit është duartrokitur nga tifozët.
Pasi u zëvendësua, Iniesta u duartrokit gjatë nga të pranishmit në impiantin shkodran.
Një gjë të tillë Iniesta nuk e ka pritur, derisa pas takimit ka falënderuar publikun kuqezi.
“Kur isha duke dalë nga fusha, pashë publikun në këmbë që po më duartrokiste. U ndjeva shumë i nderuar nga shqiptarët, pasi që ata ishin duke e humbur ndeshjen. Nuk e prita një gjë të tillë”, deklaroi Iniesta.
Ai ishte ndër futbollistët më të mirë në fushë te ekipi iberik.