“Pavarësia e Kosovës është njohur nga Norvegjia, gjë që e kanë bërë edhe shumica e shteteve tjera të botës. Por, kjo nuk ka mjaftuar që UEFA e FIFA ta lejojnë Kosovën të zhvilloj ndeshje miqësore ndërkombëtare. Andaj, shqiptarë e norvegjezë janë bërë bashkë, duke e organizuar një turne futbolli të vogël, për t’i lutur dy organizatat që ta pranojnë Federatën e Futbollit të Kosovës”, ka raportuar NRK.
Në fakt, ekipi Fredrikshald Prishtina e kishte organizuar një turne të futbollit në Sarpsborg, ku kishin marrë pjesë shumë futbollistë kosovarë dhe norvegjezë, për ta shfaq solidarizimin e tyre me futbollin kosovar, të cilit po i bëhet padrejtësi, duke u lënë nën izolim. “Kosova ka futbollistë të mëdhenj siç janë Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri. Kosovës duhet t’i lejohet të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, ashtu siç garojnë shtetet tjera”, ka deklaruar një norvegjez, Simen Fredheim Andersen. /Tribuna/Telegrafi/