Në hulumtimin e fundit të ‘Detektor’ e që e përpunoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup në pyetjen se çfarë përkatësie etnike ka pasur Goce Dellçev, 75% e të anketuarve janë të mendimit se ka qenë maqedonas, 4.6% mendojnë se është bullgar dhe 4.9% janë të mendimit se ka qenë edhe bullgar edhe maqedonas.
Sipas etnisë, maqedonasit apo 94.8% mendojnë se Dellçevi ka qenë maqedonas dhe vetëm 0.7% e të anketuarve thonë se ai është bullgar kurse 1.9% mendojnë se është edhe bullgar edhe maqedonas, njofton Telegrafi Maqedoni.
Te shqiptarët, pjesa më e madhe e të anketuarve apo 56% thonë se nuk dinë përgjigjen e kësaj pyetje, 17.2% e konsiderojnë bullgar, 12.4 maqedonase dhe 14.4% edhe bullgar edhe maqedonas.
Hulumtimi i Institutit për Hulumtime Politike është zbatuar në periudhën nga 4 deri 8 tetor me 1.106 anketues./Telegrafi/