Site icon Telegrafi

Shqiptares nga Maqedonia në Ferizaj ia thyejnë veturën dhe i vjedhin para

Policia në Ferizaj, raporton se persona ende të panjohur kanë thyer veturën e një shqiptareje me shtetësi maqedonase, duke vjedhur kështu çantën e dorës, dokumentet personale, 110 franga, 2500 dinarë dhe 90 euro.

Raportohet se ende nuk ka të arrestuar, derisa rasti është duke u hetuar me procedeurë të rregullt.

Exit mobile version