Këngëtari Hekuran Krasniqi ka publikuar projektin e ri të tij në bashkëpunim me grupin Fisnikët.
Muzika është punuar nga Hekuran Krasniqi ashtu sikurse edhe orkestrimi.
Teksti është realizuar nga Agim Gërguri, vokalisti i Fisnikëve.
Kurse, projekti është prodhim i vet Hekuranit në studion e tij.
Ky tandem ka bashkëpunuar edhe më parë, duke nxjerrë projekte që u pëlqyen shumë.
Vlen të theksohet se kënga më e madhe e kohëve të fundit nga këta artistë është “Ajo më mbyti”. /Telegrafi/