Telegrafi

Shqiprim Berisha si president i Schaffhausenit u prit nga Princi Abdullah Bin Saad bin Al Saud në Arabinë Saudite

Një turne ndërkombëtar futbolli u mbajt së fundmi në metropolin saudit të Jeddah.

Presidenti shqiptar i skuadrës zvicerane Schaffhausen, Shqiprim Berisha ishte i ftuar nga Princi Abdullah bin Saad bin Abdulaziz Al Saud.

Princi Abdullah bin Saad bin Abdulaziz Al Saud është një kushëri i drejtpërdrejtë i princit të kurorës Mohammed bin Salman.

Ai është një adhurues i madh i futbollit dhe vazhdimisht pret në takim yje nga loja më e bukur si Clarence Seedorf apo ikonën e Barcelonës, Eric Abidal.

Berisha ka thënë për mediat zvicerane se është një nder i madh për të dhe klubin e tij që kanë qenë mysafir të Princit Avdullah bin Saad bin Abdulazziz Al Saud.

“Kjo ftesë ishte një nder i madh për mua dhe klubin tonë. Është një mundësi e mirë për të krijuar kontakte ndërkombëtare dhe për projekte të reja të marketingut”.

Berisha është bërë CEO i Schaffhausen në janar, derisa e ka ringjallur këtë klub i cili ishte drejt rënies nga Challange League.

Ai me vete mori për drejtor sportiv ish-sulmuesin Admir Mehmedi, derisa ka transferuar edhe shumë futbollistë shqiptarë si Ermir Lenjani, Valon Zumberi, Arbnor Hasani, Orges Bunjaku, Liridon Balaj e Kevin Halabaku.

Te Schaffhausen janë edhe futbollistë të tjerë me prejardhje shqiptare si Leon Hysenaj, Brendon Abazi, Mark Marleku, Limi Rrustemi, Jetmir Krasniqi si dhe kapiteni Bujar Lika. /Telegrafi/