Por në këtë takim nuk kishte tifozë të Prishtinës ‘Plisa’ në mënyrë të organizuar ndërsa vendasit kishin përgatitur një befasi.
Disa tifozë pejan kishin veshur fanella të bardha dhe të kaltërta duke u bërë për një moment ‘Plisa’, dhe duke i provokuar lojtarët mysafirë.
Në momentin kur u kuptua një gjë e tillë tifozët pejan hoqën fanellat bardh dhe kaltër dhe i hodhën në parket për t’i treguar ngjyrat e tyre që i kishin verdh e zi.
Ky ishte një ironizim i tifozërisë vendase për mos udhëtimin e atyre mysafirë në derbi. /Telegrafi/