Site icon Telegrafi

Shqiponja supersonike

Për këtë fotografi të shkëlqyeshme meritor është Pam Mullins i cili kapi momentin e jashtëzakonshëm kur një aeroplan po fluturonte mbi shqiponjën, në trajektoren e saktë të këmbëve të zogut. Ajo tha: “Shqiponja vetëm po shëtitej në qiell dhe unë po e lëvizja aparatin fotografik për të kapur një pozë të mirë. Kur shkrepa aparatin mendova se kam bërë një foto normale. Por kur e shikova edhe një herë e kuptova se sa e mrekullueshme dukej”.

Kjo fotografi e veçantë u bë afër shtëpisë së saj në Prince Rupert, British Cloumbia në Kanada. /Telegrafi/
 

Exit mobile version