Telegrafi

Shqiponja sulmon lepurin, e shpëton dreri – madje nga plagët e marra ngordh grabitqari

Një moment i pazakontë është kapur me kamerë amatore, ku shihet një betejë e ashpër mes një lepuri dhe shqiponjës që e kishte sulmuar.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin grabitqarin i cili kishte vërejtur lepurin në një park në Wisconsin, të cilit i ishte vërsulur dhe me kthetra tentonte ta shqyente, transmeton Telegrafi.

Por gjithçka ndryshoi kur nga askund u shfaq dreri i vogël që i doli në ndihmë lepurit, duke e sulmuar shqiponjën që në momentin e fundit u dorëzua dhe lepuri u largua pa ndonjë gërvishtje.

Madje sipas autorit të videos, ishte dreri që për tre minuta luftoi me shqiponjën që në fund ngordhi nga plagët e marra.

Ngjarja ka ndodhur gjatë 11 qershorit, e autori i videos është 29-vjeçari Kris Miller i cili është bërë i njohur me publikimin e kësaj video. /Telegrafi/