Site icon Telegrafi

Shqiponja sulmon gruan dhe ia grabit çantën

Shpendi është vërsulur në gruan 69-vjeçare dhe ia ka grabitur çantën nga duart e më pas është lëshuar disa metra më larg për të “kontrolluar” çfarë ka në të.

Gruaja ka alarmuar policinë dhe ata kanë arritur të kapin shqiponjën dhe pronarin e saj.

Pronari i shpendit ka deklaruar se shqiponja është e dresuar dhe se nuk është aspak e rrezikshme dhe se, krejt rastësisht, çanta e viktimës është e njëjtë si çanta në të cilën ai e mban ushqimin për shpendin.

Shqiponja, me gjasë, ka qenë e uritur dhe ka menduar se në atë çantë do të gjente ushqimin e vet, ka sqaruar pronari.

Exit mobile version