Kështu, shqiponja bëhet simboli kryesor i Forca e Sigurisë së Kosovës duke u zëvendësuar me luanin që ka qenë simbol i forcës tash e dy vjet. Me dekret të presidentes, FSK ka ndërruar të gjitha simbolet e batalioneve dhe njësive të saj.
Dekreti i nënshkruar nga Presidentja është i bazuar në nenin 84 pika 12 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neni 18 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-046, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i bazuar në kërkesën e Ministrit të FSK-së, Agim Çeku.
Po sot u komunikua vendimi që 27 Nëntori, të jetë “Dita e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ditë prej së cilës do të fillojnë të përdoren stemat e reja të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Telegrafi/