Ndërkohë të shtunën mbrëma në Gjakovë, Shqiponja fitoi prapë, këtë herë me rezultat më të ngushtë, 39:35. Prapë,
Belma Beba ishte më e dalluara me 13 gola. Xhevahire Bajrami i shënoi tetë, Valerina Malaj shtatë, Blerina Haxha e Albulena Kelmendi nga katër, ndërsa Albulena Basha tri gola, shkruan sot Koha Ditore.
Për Shqiponjën ky është debutim në gara evropiane. Për këto ndeshje ka angazhuar disa hendbolliste nga klubet e tjera kosovare, ndër të tjera edhe Beban nga Kastrioti.
Shqiponja të martën do të mësojë kundërshtaren e një së tetës së finales. Challenge Cup është niveli i tretë i garave evropiane të klubeve në hendboll.