Shqiponja e ka fituar përballjen e skuadrave gjakovare në Superligën e Kosovës në hendboll.
Hendbollistet e Shqiponjës kanë mposhtur ato të Vëllaznimit me rezultat 38-32, të dielën në ndeshjen e javës së tetë.
Fituesi i vendos në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë ishte e barabartë, 16-16.
Argoneta Goqi me 14 gola ishte më efikasja te Shqiponja. 9 gola i realizoi Larisa Ferizaj, kurse 6 i kishte Artila Dobrunaj.
Edona Radoniqi u shqua me efikasitet te Vëllaznimi, duke i realizuar 10 gola. Bora Zejnullahu e Gresa Gashi i kishin nga 5 gola.
Shqiponja është e pesta me 10 pikë, kurse Vëllaznimi mban vendin e nëntë me 4 pikë.