Site icon Telegrafi

Shqiponja e bardhë, tifozja e veçantë e Drenicës

Në ndeshjen Trepça-Drenica, e zhvilluar në Mitrovicë, tifogrupi drenicas, ‘Shqiponjat e Zeza’ patën një përkrahëse të veçantë. Me mbishkrimin në gjoks: ‘Shqiponjat e Zeza’, tifozja e veçantë përkrahi djelmoshat e Drenicës dhe në fund ‘mundi’ iu shpagua pasi Drenica barazoi 2:2, shkruan Tribuna.

Ndryshe, ajo qëndronte në mesin e tifozëve të cilët mbanin fanella me fotografinë e kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut me mbishkrimin: ‘Liri për çlirimtarët’. /Zëri/Telegrafi/
 

Exit mobile version