Telegrafi

Shqiponja dykrenore në “gjygym” çaji! (Foto)

Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi, ku shihen një palë ‘gjygyma’ të çajit, që e kanë të gdhendur shqiponjën dykrenore, transmeton Telegrafi.

Përveç dikujt që i ka pëlqyer kjo gjë, disa nga komentuesit kanë dhënë shumë kritika, duke e quajtur këtë një shund, banalitet dhe ofendim ndaj vlerave kombëtare.

Mësohet se këto pajisje kuzhine, janë fotografuar në një qendër tregtare në Kosovë dhe se kushtojnë rreth 16 euro. /Telegrafi/