Shani Tarashaj ka vazhduar të shkëlqejë në kampionatin zviceran.
Ylli kosovar i Përfaqësueses U21 të Zvicrës, ka shënuar gol në derbin e Zurichut, që është duke zhvilluar mes ekipit të tij Grasshopper dhe Zurichut.
Talenti kosovar ka shënuar golin e tretë në ndeshje pas një asistimi nga talenti tjetër i yni Florian Kamberi.
Goli i Shaniut në këtë sfidë ishte i 11-ti për të në kampionatin zviceran, ndërsa kujtojmë që ai është lojtar i Evertonit por i huazuar në GC deri në fund të stinorit. /Telegrafi/
Shqipet në aksion, Kamberi asiston Shani Tarashaj shënon 🙂
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 13 March 2016