Telegrafi

Shqipërisë rrezikohet t’i rivendosen vizat

“Pas bllokimit të hapjes se negociatave nga Edvin Kristaq Rama, Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat me BE vitin e ardhshëm, pasi ajo që tani plotëson kushtet kryesore për rikthimin e tyre”. Alarmi jepet nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook, i cili shkruan se vendi ynë që tani përmbush kushtin e vënë nga BE-ja, për vendet që u rrezikohet lëvizja e lirë.

“Në vitin 2017 në Europë do të hyjë në fuqi mekanizmi i ri për pezullimin e vizave.

Në 8 dhjetor, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian miratoi një mekanizëm për rikthimin e vizave i cili do aktivizohet në disa rrethana.

Së pari, në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë, të cilëve iu është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së; se dyti kur ka rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil; dhe së treti, mungesë të bashkëpunimit në marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve”, shkruan ish-kryeministri Berisha në Facebook.

Sipas ish-kryeministri Sali Berisha, “nga 60 shtete, me të cilat BE ka firmosur lëvizjen e lirë, pra pa viza, Shqipëria zë vendin e parë me distancë nga çdo vend tjetër për kërkesat për azil politik te pamotivuar dhe për numrin e personave që hyjnë dhe kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE.

Kështu, Shqipëria me Edi Ramën është kandidati numër një për rikthimin e vizave me BE-në”, shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha. /Syri.net/Telegrafi/