Site icon Telegrafi

Shqipërisë i rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në BE

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se Bashkimi Evropian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ballkani Perëndimor është Evropë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE. Është në përfitimin tonë dhe të qytetarëve tanë. Secili vend vlerësohet mbi bazën e meritës personale dhe progresin mbi reformat. Përgjatë vitit të kaluar partnerët tanë të Ballkanit kanë ndërmarrë reformë shumë të rëndësishme. Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë”, tha Mogherini, shkruan Telegrafi.

Kurse Johannes Hahn, ka thënë se është konfirmuar se e ardhmja e Ballkani perëndimor është në Bashkimin Evropian.

“Raporti i Progresit është një kontroll shëndetësore për të shikuar se çfarë kanë bërë ata në terren”, ka thënë Jonannes Hanh.
Shqipëria sipas tij, në mesin e pesë fushave Shqipëria ka bërë reforma në sistemin e drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version