Site icon Telegrafi

Shqipëria zhvillon seancën stërvitore para sfidave ndaj Anglisë dhe Andorrës

(Foto: fshf.org)

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot (ehënë) zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit, ‘Katar 2022’, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit teknik në kompleksin Tropikal në Durrës.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në seancë nuk kanë marrë pjesë vetëm katër nga lojtarët e ftuar për këto dy sfida.

Lexo po ashtu Reja tregon arsyen pse nuk i ftoi Rey Manajn dhe Ivan Balliun

Mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj kanë arritur gjatë pasdites së të hënës në Shqipëri, ndërsa portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me grupin për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore të mëtejshme.

Me skuadrën nuk ka qenë të hënën as sulmuesi Armando Broja, i cili pritet të mbërrijë të martën në Shqipëri.

Skuadra do të vijojë të martën me përgatitjet, teksa ekipi kuqezi do të zbresë në ora 15:00 në fushë për stërvitjen e radhës.

https://youtu.be/_0x0HenjJKQ

 

Exit mobile version