Telegrafi

Shqipëria vitin e kaluar nga turizmi përfitoi 1,2 miliardë euro

Të ardhurat nga turizmi, sipas Bankës Qendrore, shënojnë rritje për 20 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Rritja e të ardhurave të vitit të kaluar është rezultat i numrit dukshëm të rritur të turistëve të huaj për 20 për qind, si dhe e rritjes së vogël të shpenzimeve mesatare ditore.

Me këtë, siç vlerësojnë mediat shqiptare, turizmi po bëhet degë kryesore ekonomike në Shqipëri me të ardhura më të mëdha.

Sipas strategjisë për zhvillimin e turizmit, e cila ende është në fuqi, të ardhurat nga ky sektor deri në vitin 2012 parashihet të mbërrijnë deri 412 milionë dollarë. Por, katër vite para kësaj, janë realizuar shumë më shumë se këto parashikime.