Në 24 orët e fundit janë kryer 2144 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me COVID-19 një qytetar nga Tirana, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.
Fatmirësisht, asnjë person nuk ka ndërruar jetë, teksa aktualisht janë 52 pacientë aktivë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 4 pacientë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 4 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 130.027.
Që nga shpërthimi i pandemisë me coronavirus në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 132.535 raste pozitive, prej tyre 130.027 janë shëruar, 52 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.456 persona.