Telegrafi

Shqipëria vendos sistem të ri kamerash për trafikun rrugor

Basha theksoi se ky monitorim live 24 orë bazohet në përpjekjet e qeverisë për një zbatim sa më rigoroz të ligjit dhe për të ulur abuzimet në marrëdhëniet midis policisë dhe qytetarëve. “Sistemi skaut është një hap gjigant për sa i përket një rruge më të sigurt, një trafiku më të sigurt”, tha ministri Basha.

Monitorimi me kamera i trafikut do të mundësojë përpunimin në kohë reale të të dhënave të marra nga policia rrugore në terren dhe do të mundësojë vënien e gjobave për të gjithë shkelësit e kodit rrugor në mënyrë automatike. Qytetarit do ti jepet bashkë me gjobën edhe fotografia me datën dhe orën që vërteton shkeljen e kodit rrugor. /Telegrafi/