Telegrafi

Shqipëria, vendi ku ia vlen të kalosh pushimet

“Shqipëria është vendi ku ia vlen të kalosh pushimet’, kështu shkruhet në një nga të përditshmet më prestigjioze italiane, “La Repubblica” e cila këshillon një listë vendesh për të kaluar pushimet për të gjithë qytetarët italianë, ku spikat e para Shqipëria.

Pushime të këndshme dhe me pak shpenzime, thuhet në artikull, ku citohet edhe vlerësimi që ‘Lonley Planet’ i bën Shqipërisë si destinacionin më të mirë për 2011. /Telegrafi/