Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri njoftoi sot qytetarët që të shmangin udhëtimet në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore.
Ministria bën të ditur se ky njoftim bëhet në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë.
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në funksion të sigurisë së qytetarëve shqiptarë, të cilët planifikojnë lëvizjen jashtë Republikës së Shqipërisë, udhëzon shmangien e udhëtimeve në zonat e përfshira në konflikte ushtarake, vende me trazira politike, epidemi apo fatkeqësi natyrore”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Ministria e Jashtme gjithashtu vë në dispozicion të qytetarëve edhe kontakte të nevojshme të Misioneve Diplomatike dhe Posteve Konsullore të Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/