Telegrafi

Shqipëria U21 shënon fitore ndaj Azerbajxhanit

Pas një pjese të parë pa gola në stadiumin “Niko Kovana” të Durrësit, i vetmi që gjeti rrjetën në pjesën e dytë ishte i riu i Partizanit të Tiranës, mesfushori Erando Karabezi.

Fitorja është e para për të rinjtë e trajnerit Artan Bushati pas dy humbjeve të mëhershme, që të dyja ndaj Skocisë.