Shqipëria U21 po ashtu do të rikthehet sot në aksion për takimin miqësore të kategorisë së tyre, ndaj Bullgarisë.
Kombëtarja e shpresave hyn në këtë takim nga ora 17:30, e që do të jetë një fazë më shumë testuese për lojtarët më me pak minuta.
Shqipëria U21 tashmë ka filluar fazën kualifikuese për Euro U21, duke mposhtur San Marinon me rezultat 3-0.
Në anën tjetër, Bullgaria para pak ditësh ka zhvilluar takimin ndaj Rusisë U21, e që pësoi disfatë 1-0.
Kujtojmë se në fazën kualifikuese për Kampionatin Evropian, Shqipëria U21 gjendet në Grupin G me Kosovën, Slloveninë, Anglinë, Republikën e Çekisë dhe Andorrën që e mposhti 3-0, për t’u vendosur në vendin e parë. /Telegrafi/