Shqipëria U21 ka startuar me fitore në eliminatoret e kësaj gjenerate për Kampionatin Evropian të vitit 2023.
Shqipëria, të premten triumfoi në udhëtim ndaj Andorrës me rezultatin 3-0 në ndeshjen që i takoi Grupit G eliminator.
Shqipëria shënoi dy herë në pjesën e parë. Armando Broja (17’) me një vrapim të shpejtë u fut në zonë dhe shënoi super gol.
Goli i dytë u shënua nga Anis Mehmeti (43’) nga penalltia.
Në pjesën e dytë kuqezinjtë gjetën edhe një herë golin me Eulate Alvarez Iker që shënoi autogol.
Pjesë e këtij grupi eliminator janë edhe Kosova, Anglia, Çekia e Sllovenia.
Pas duelit me Shqipërinë, Andorra do të përballet me Kosovën më 8 qershor. /Telegrafi/