Site icon Telegrafi

Shqipëria U21 fiton ndaj Kosovës U21, vendos pjesa e dytë

Shqipëria U21 e ka marr fitoren e parë në grupe për eliminatoret në Kampionatin Evropian, duke e mposhtur Kosovën U21 me rezultat 2-1.

Pjesa e parë nuk solli shumë gjëra, me Shqipërinë që kishte disa  raste më të mirë, por që nuk sollën rezultat.

Të tre golat e kësaj ndeshje erdhën në pjesën e dytë.

Në minutën e 75-të Muçolli harkon në zonë dhe aty gjendet Shaqir Tafa që me këmbë e dërgon topin në rrjetë.

Shqipëria nuk vonoi dhe e gjeti golin e dytë.

Arbnor Muçolli tregohet fantastik dhe këmbëngulës duke tundur rrjetën për 2-0.

Krejt në fund Kosova shënoi për 2-1 me Blendin Baftiun, por që nuk mjaftoi për një pikë.

https://twitter.com/MSport1ve/status/1184179394618761222

Kosova mbetet me gjashtë pikë, ndërsa Shqipëria ka pesë pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version