Shqipëria U19 ka triumfuar ndaj Maqedonisë së Veriut U19 me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në këto grupmosha.
Pas vetëm 19 minutash lojë, shpresat kaluan në epërsi me anë të Asan Mata që shënoi nga penalltia.
Por, maqedonasit e rinj arritën t’i barazonin shifrat në 1-1 me golin e realizuar prej Martin Talakov (45+1).
Por, në 45 minutat e dytë, djelmoshat e Shqipërisë U19 patën një paraqitje edhe më të mirë.
Qysh në minutën e 48-të Paulo Pjeshka e riktheu epërsinë në 2-1, duk ofruar një komoditet më të madh në lojë.
Pas vetëm dy minutash, Stiven Bibo realizoi për 3-1, duke treguar se kjo ndeshje ishte në duart e tyre.
Deri në fund të takimit, lojtarët e talentuar të Shqipërisë mund të realizonin edhe disa gola të tjerë, por që edhe kjo epërsi u mundësoi t’i marrin tre pikë të rëndësishme në këto kualifikime.
Shqipëria U19 është në Grupin e shtatë me katër pikë pas tri ndeshjeve të zhvilluar, derisa Franca U19 është lider me shtatë, Serbia U19 me pesë, dhe Maqedonia e Veriut në të fundit ende pa asnjë. /Telegrafi/