Kombëtarja shqiptare U-21 ka siguruar sot fitoren e parë në grupin e eliminatoreve të Evropianit të kësaj grupmoshe duke fituar me Islandën si mysafir me rezultat 3-2.
Pjesa e parë ishte e qetë deri në minutat e fundit, ku islandezët shënuan në minutën e 45-të me Andresonin.
Kundërpërgjigjet Shqipëria vetëm pas një minute me Abazajn i cili me një kundërsulm të shpejtë dërgon topin në rrjetë për 1-1.
Shqipëria kaloi në epërsi në minutën e 65’-të, ku përsëri shënon Kristal Abazaj.
Në minutën e 71-të shënoi Islanda shënoi me Einarson për 2-2.
Fitoren Shqipërisë ia siguroi Durmishaj që shënoi në minutën e 75-të.
Pas tri ndeshjeve Shqipëria ka katër pikë, me një fitore, një barazim dhe një humbje. /Telegrafi/
https://vid.me/3xSZS
https://vid.me/XRG4P
https://vid.me/iDQh9