Telegrafi

Shqipëria U-21 dhe Kosova U-21 luajnë baras

(Foto: ffk-kosova.com)

Shqipëria dhe Kosova kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e grupmoshave nën 21 vjeç, të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2023.

Në takimin e zhvilluar në Elbasan Arena, Dardanët realizuan të parët përmes Erolind Krasniqit, i cili u asistua nga Altin Zeqiri.

Me këtë epërsi minimale të Kosovës, skuadrat shkuan në pushim, ndërsa në fraksionin e dytë kuqezinjtë u angazhuan për ta barazuar rezultatin.

Fillimisht, Marsel Ismajlgeci dështoi të shënonte nga pika e bardhë, mirëpo goli i barazimit erdhi në minutat shtesë (90’+5) dhe realizator ishte Flamur Ruçi.

Këto dy skuadra bëjnë pjesë në Grupin G kualifikues, ku pas dhjetë ndeshjeve, Kosova ka arkëtuar 12 pikë (në vend të katërt), kurse Shqipëria ka grumbulluar 10 pikë (në vend të pestë). /Telegrafi/