Telegrafi

Shqipëria, turistë me pak para

Sipas ekspertëve krahasuar me një vit më parë rënia është e dukshme dhe shkon në më shumë se 15 për qind më pak valutë e hedhur në treg. Ekspertët thonë se edhe për festat e fundvitit prurjet kane qenë nën parashikimet, një sinjal ky paralajmërues për pritshmërinë e sezonit të verës.

Me pak hyrje në tregun e brendshëm valutor ka pasur për monedhën evropiane dhe kanë qenë emigrantet shqiptarë në Greqi ata të cilët kanë sjellë më pak para, fakt ky, qe sipas eksperteve ka ardhur si pasojë e krizës në shtetin fqinj.

Ndërsa kanë qenë me normale shkëmbimet valutore që janë kryer nga emigrantet në Itali. Një burim tjetër që ka furnizuar disi tregun me euro për këtë sezon kanë qenë edhe shtetasit kosovarë, të cilët kanë frekuentuar turizmin shqiptar.

Në tregun e lirë valutor 1 euro është shkëmbyer mesatarisht për 136,48 lekë. Ndërkaq sipas eksperteve vazhdon të ngelen po në të njëjtat nivele prurjet e monedhës amerikane në tregun e brendshëm, si edhe ato të monedhës britanike. /Top Channel/Telegrafi/