Telegrafi

Shqipëria tetë pozita më poshtë në FIFA

 Rezultatet e miqësoreve të muajit shkurt kanë favorizuar skuadra të tilla si Bjellorusia, Skocia apo Gjeorgjia, që një muaj më parë renditeshin poshtë Shqipërisë, ndërsa në renditjen aktuale pozicionohen më mirë së formacioni i De Biazit. Kombëtarja kuqezi mund të humbasë edhe më shumë pas eliminatores së marsit me Norvegjinë në transfertë, ku shanset për të marrë rezultat pozitiv nuk janë shumë të mëdha.

Nuk ka ndryshime të ndjeshme sa i përket 10-shes së parë të renditjes së FIFA-s. Spanja, Gjermania dhe Argjentina kanë ruajtur pozicionin e tyre në 3 vendet e para, Anglia ka fituar dy vende duke zbritur një pozicion më poshtë si Italinë dhe Kolumbinë. Portugalia ngjitet në të shtatin, Holanda mbetet në vendin e 8, ndërsa 10-shja më e mirë mbyllet nga Kroacia dhe Rusia./Telegrafi/