“Aktualisht, stadiumi i Mitrovicës për ndeshje zyrtare nuk është i miratuar nga UEFA. Nuk është një stadium i licencuar. Nëse do të jetë i licencuar, unë nuk di, nëse Shqipërisë i lejohet apo jo që të shkojë të luajë atje. Por, për një ndeshje miqësore, përse jo?”, është shprehur Duka për ‘Illyrium’.
Por, deri më tani nuk ka pasur kontakte ndërmjet FSHF-së dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Këtë të fundit e konfirmoi nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi. “Deri më tani nuk kemi folur për këtë opsion. Çfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk e dimë”, deklaroi ai për Arenën.
Ndryshe, Duka e ka vlerësuar edhe një herë lart marrëdhënien e FSHF-së me FFK-në dhe ka theksuar që futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës, si Samir Ujkani, Loret Sadiku dhe Ilir Azemi, e kanë derën hapur te Kombëtarja e Shqipërisë.
Shqipëria po bëhet gati për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2016. ‘Shqiponjat’ janë në Grupin I, ku do të përballen me Danimarkën, Portugalinë, Armeninë dhe Serbinë. /Arena/Telegrafi/