Telegrafi

Shqipëria, tani e 77 në botë për biznes

Raporti për Shqipërinë, që renditet pas Egjiptit dhe para Tanzanisë, thotë se gjithsesi Shqipëria mbetet pas vendeve të tjera të Ballkanit lidhur me ekonomine e tregut të hapur.

Në këtë listë me 121 vende, Maqedonia renditet në vend të 50. Ndër problemet që citon ky raport për Shqipërinë është se ekonomia mbahet kryesisht nga të ardhurat e emigrantëve që llogariten deri ne 600-800 milionë dollarë, cka redukton dhe deficitin tregtar.

Bujqësia që llogaritet më shumë se një e pesta e GDP shënon hapa prapa për shkak të mungesës së pajisjeve moderne, të drejtës së paqartë të pronësisë etj. Problemet e mungesave të energjisë dhe infrastruktura e dobët gjithashtu ndikojnë në nje mjedis të varfër të biznesit në Shqipëri, gjë që e ben të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja të qëndrueshme.

Qeveria shqiptare thotë se ky raport po ecën shumë ngadalë për të përmirësuar rrjetin e varfër kombëtar hekurudhor dhe automobilistik kombëtar, një barrierë kjo jetëgjatë për një zhvillim të qëndrueshem ekonomik.

Shenjë pozitive është rritja makroekonomike gjatë 2003-2007 dhe inflacioni i ulët dhe i qëndrueshëm. Papunësia sipas kësaj revistë në Shqiperi llogaritet në 13%, balanca tregtare minus 0.9 miliardë dollarë, rritja e prodhimit të brendshëm 5%, ndërsa të ardhurat për frymë 5.5 dollarë.

Raporti thotë ndërkohë se qeveria shqiptare ka bërë hapa për të ulur krimin e organizuar dhe së fundi ka miratuar dhe paketën e reformës fiskale që ka qëllim të tërheqe dhe investimet e huaja.
/News24 – Balkanweb/