Telegrafi

Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID

Kryeministri Edi Rama ka thënë se Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Rama përmes një deklarate për media ka thënë se 10.750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt – pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do t’i sjellin dy vende partnere në mes të janarit.

“Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania Pfizer. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave nga Pfizer. 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit. 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere në mes të janarit”, ka thënë Rama ndër të tjera. /Telegrafi/