Site icon Telegrafi

Shqipëria shpreh gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve

Republika e Shqipërisë ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar qytetarët e Pejës pas vërshimeve që ndodhën mbrëmë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj në Pejë, e cila humbi dy anëtarë si pasojë e vërshimeve.

Më tutje Peleshi, përmes një postimi në Facebook, tha se ka komunikuar me kryetarin e komunë së Pejës, Gazmend Muhaxherin dhe ka shprehur gatishmëri për t’i dalë në ndihmë qytetarëve.

“Komunikova me kryetarin e komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, të cilit edhe në emër të Kryeministrit i shpreha ngushëllimet dhe gatishmërinë për mbështetje në çdo kohë që banorët e Pejës dhe Kosovës të kenë nevojë”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Sveçla për vërshimet në Pejë: Kemi qenë në nivelin e gatishmërisë që nga fillimi i përkeqësimit të situatës

Ndryshe, një fëmijë 5 vjeç dhe e ëma e tij kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e përmbytjeve që goditën mbrëmjen e së shtunës qytetin e Pejës.

Kosova është përballur me përmbytje në disa qytete edhe në fillim të këtij viti. Disa qytete si Istogu, Klina, Peja, Gjakova, Skenderaj, Mitrovica e Podujeva, pësuan dëme të mëdha materiale, por pa dëme në njerëz./Telegrafi/

Exit mobile version