Site icon Telegrafi

Shqipëria shpenzon sa Gjermania për ushtrinë, dhe më shumë se Italia e Spanja (Foto)

Vendet anëtare të NATO-s janë trembur pas zgjedhjes së Donald Trump president i SHBA-së, pasi ai ka deklaruar se do të rishikojë marrëdhëniet me këtë Aleancë.

Kjo, pasi sipas Trump, NATO u krijua të përballonte një rrezik që nuk ekziston më: Bashkimin Sovjetik.

Sipas Trump, SHBA shpenzon shumë për të qenë pjesë e NATO-s dhe nuk ka përfitime.

Vendet anëtare të NATO-s e kanë detyrim që të shpenzojnë të paktën 2% të buxhetit, për ushtrinë.

Por, nga 26 vende anëtare, vetëm 5 vende shpenzojnë 2 përqind, ose më shumë, për ushtrinë.

Në krye ndodhet natyrisht SHBA dhe pas saj vjen Greqia.

Të bën përshtypje fakti se Gjermania shpenzon shumë pak për ushtrinë, 1.2 përqind të buxhetit, aq sa dhe Shqipëria, transmeton tema.

Vende si Italia, Spanja dhe Belgjika shpenzojnë edhe më pak.

Exit mobile version