Telegrafi

Shqipëria shpall dy ditë zie kombëtare pas vdekjes së Ismail Kadaresë

Qeveria ka shpallur dy ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Me vendim të Këshillit të Ministrave u vendosi shpallja dite zie kombëtare ditën e martë edhe të mërkurë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 korrik 2024, ne nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.

“Në të gjitha institucionet shtetërore do të ulet flamuri në gjysmështizë.

Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor ditën e mërkurë më 3 korrik nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30.

Lexo po ashtu Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare Ismail Kadare, shkrimtari më i madh shqiptar

në orën 13:00 të datës 3 korrik në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet 1 minutë heshtje”, thuhet ndër të tjera në VKM.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar.