Telegrafi

Shqipëria shkruan historinë duke fituar medaljen e parë olimpike – këtë e arriti mundësi Valiev

Shqipëria e ka fituar për herë të parë në historinë e saj një medalje në një edicion të Lojërave Olimpike, kjo falë triumfit të mundësit Chermen Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Viktor Rassadin.

25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e bronztë në peshën -74 kg stil i lirë, duke mundur me rezultat 6-2 kundërshtarin e tij.

Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila u bë ë mundur pas paraqitjes fantastike nga Valiev.

Sidoqoftë, shpresat e kuqezinjve nuk mbarojnë më kaq, pasi Shqipëria ka mundësinë që ta fitojë edhe një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili është rikthyer në garë pas fitores ndaj iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.

Shqipëria ishte një nga pesë vendet që nuk kishte fituar kurrë medalje olimpike, së bashku me Bosnjen, Maltën, Monacon dhe Andorrën./Telegrafi/