Telegrafi

Shqipëria shënon ulje të rasteve të reja të konfirmuara me koronavirus

Shqipëria ka shënuar një trend në ulje në 24 orët e fundit të rasteve me koronavirus.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu atje konfirmon se janë 12 raste të reja. Ndërkohë numri total është në 186 persona të infektuar.

“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 186 raste.”

77 pacientë ndodhen në Spitalin e Infektivës, 5 janë në terapi intensive. Ndërkohë, harta është zgjeruar me Pukën. Dje në 24 orë ishin regjistruar 28 raste të reja infeksioni nga 103 teste të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, sot me 27 mars 2020 është si vijon: Tiranë 107 raste; Durrës 11 raste; Lushnje 4 raste; Elbasan 5 raste; Rrogozhinë 2 raste; Fier 20 raste; Kavajë 4 raste; Korçë 12 raste; Vlorë 5 raste; Shkodër 4 raste; Lezhë 4 raste, Berat 1 rast, Has 2 raste, Krujë 1 rast dhe Tropojë 2 raste. /KP/