Site icon Telegrafi

Shqipëria sekuestron pasurinë prej 2.1 milionë euro të dy shtetasve të huaj, njëri nga Juniku

Policia e Shtetit shqiptar ka finalizuar operacionin e koduar “Aseti”, duke sekuestruar pasurinë e dy shtetasve të huaj.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë sekuestruar një pasuri që kap vlerën e 2.1 milionë euro.

Dy personat të cilëve iu është sekuestruar pasuria janë më rekorde kriminale, ç’ka ngre dyshime të forta se kanë fituar paratë në mënyrë të paligjshme.

“Vendosen sekuestro preventive ndaj pasurive të 2 shtetasve të huaj, të dy me rekorde të theksuara kriminale, pasuri që kapin vlerën 2.1 milionë euro. Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, në ngarkim të shtetasve: H. L., 50 vjeç, lindur në Junik, Kosovë dhe banues në Olten, Zvicër; dhe R. (A.) S., 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version